Shërbimet
Caktoni termin duke na telefonuar dhe treguar mjekun, ditën dhe orën që dëshironi.
Shërbimet specialistike
Neurologji
Ortopedi
Pulmologji
Mjekësi familjare
Oftalmologji
Psikiatri
Psikologji klinike
Sëmundjet infektive
Neurokirurgji
Urologji
Shërbimet Radiologjike
.
MRI- Rezonanca Magnetike
Rezonanca magnetike (MRI) është një metodë diagnostikimi në gjendje të japë pamje të detajuara anatomike tredimensionale, pa e ekspozuar personin në rrezatime të rrezikshme. Përdoret shpesh për të identifikuar sëmundje apo patologji të ndryshme që mund të paraqiten tek njeriu.
CT-Tomografia e kompjuterizuar
Tomografia e kompjuterizuar (CT) është një ekzaminim joinvaziv që ndihmon për diagnostikimin dhe përcjelljen e sëmundjeve të ndryshme.
Ky ekzaminim në sajë të rrezeve X përfton imazhe aksiale të trupit të cilat pastaj përpunohen nga kompjuteri.
RTG-Rentgeni
XRAY-Rentgeni është një test i shpejtë dhe pa dhimbje që prodhon imazhe të strukturave brenda trupit tuaj - veçanërisht eshtrave dhe disa organeve.
Rrezet X kalojnë nëpër trupin tuaj dhe ato absorbohen në sasi të ndryshme në varësi të densitetit të materialit që kalojnë dhe na tregojnë për patologji të ndryshme.
Ultrazëri
Ultrazëri është metodë diagnostike e cila nuk shkakton dhimbje gjatë aplikimit.Sonda e cila vendoset në pjesë të caktuara të trupit krijon pamjen e brendësisë së trupit duke shfrytëzuar valët e zërit e ku ndihmon mjekun për të zbuluar ndonjë patologji që është duke u zhvilluar në brendësi të trupit.Përdoret si metodë ndihmëse atje ku gjetjet e rëntgenit nuk janë të mjaftueshme, për shembull për hulumtimin e organeve abdominale (mëlçisë, shpretkës, mitres, fshikës së urinës, fshikëzës së tëmthit, pankreasit dhe veshkave), domethënë për vërejtur ndonjë ndryshim patologjik që mund të shfaqet tek këto organe si tumoret apo edhe ndryshimet cistike.
OCT- Tomografia Koherente Optike
Tomografia me koherencë optike – OCT është një teknikë inovative e imazheve, e cila “merr” fotografi me rezolucion të lartë të strukturave të retinës, duke dhënë informacion mbi trashësinë, anatomine dhe marrëdhënien ndërmjet shtresave të ndryshme te retines.